Pse Memphis nuk e mbanë mbiemrin e tij në fanellë? Kjo është arsyeja e befasishme - Gazeta Express
string(80) "pse-memphis-nuk-e-mbane-mbiemrin-e-tij-ne-fanelle-kjo-eshte-arsyeja-e-befasishme"

Sport

Gazeta Express

26/06/2024 11:33

Pse Memphis nuk e mbanë mbiemrin e tij në fanellë? Kjo është arsyeja e befasishme

Sport

Gazeta Express

26/06/2024 11:33

Tifozët e futbollit tashmë e kanë vënë re se Memphis Depay nuk e vendosë mbiemrin e tij në fanellë – por, pse ndodh kjo? Depay startoi në tri ndeshjen e Holandës në fazën e grupeve, duke arritur të shënojë një gol. Ai u zëvendësua nga Wout Werghorst në ndeshjen ndaj Polonisë, me sulmuesin e Burnely që shënoi golin e fitorës dy minuta pas inkuadrimit. Megjithatë, Depay startoi në dy ndeshjet e ardhshme, me skuadrën e Ronald Koeman që u kualifikua tutje nga vendi i tretë. Sa mbrapa të shkojmë, tifozët mund ta shohin se lojtari holandez e vendos emrin e tij “Memphis” në fanellë, në vend të mbiemrit të tij. Ai e ka përdorur këtë gjatë gjithë karrierës së tij, gjersa arsyen e kishte dhënë në vitin 2015 në një intervistë pasi iu bashkua Manchester Unitedit. Ai e largoi emrin e tij në vitin 2012, kur ishte 18-vjeçar dhe në sezonin e tij të dytë me PSV-në.

Arsyeja e kësaj është për shkak të babait të tij, Dennis, i cili u largua nga familja kur Memphis ishte vetëm katër vjeç.

Duke folur për BBC Sport, sulmuesi holandez u shpjegua: “Këto gjëra janë pjesë e jetës sime. Nuk është pjrsë e futbollit, është një gjë ndryshe. Unë kam një jetë edhe pas futbollit”, kishte thënë ai.

Në nivelin ndërkombëtare, Memphis kishte mundësi të zgjedhte Ganën – shtetin ku babai i tij kishte lindur – ose shtetin e nënës së tij, Holandën./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement