string(86) "pse-nuk-del-te-hipje-ne-mur-gjesti-i-kthehet-gertes-jam-i-lindur-per-skandale-te-medha"

TV/Film

Gazeta Express

05/03/2025 19:26

“Pse nuk del? Të hipje në mur…” – Gjesti i kthehet Gertës: Jam i lindur për skandale të mëdha

TV/Film

Gazeta Express

05/03/2025 19:26

Gerta dhe Gjesti kanë patur ditën e sotme një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

Gazetarja e pyet këngëtarin se pse u soll mbrëmë në mënyrë të dhunshme dhe ai i përgjigjet:

Lexo Edhe:

“Kam qenë shumë nervoz”.

Më pas Gerta e pyet se pse nuk del, pse nuk hipën edhe njëherë te muri dhe Gjesti iu përgjigj menjëherë:

“Po hipi, unë jam i lindur për skandale të mëdha, për lajme të mëdha, kështu lajme të vogla Rozi i tha Gertës ça po bën në tavolinë, nuk jam për këto lajme. Unë jam direkt për skandale”.

Më pas Gerta i drejtohet Gjestit duke i thënë se ‘ai dhe Egli nuk kanë ça të japin më si çfift’ dhe ‘rrinë e shpikin gjëra’.

Pjesë nga debati:

Gerta: Pse e gjuajte dhe e theve atë?

Gjesti: Kë?

Gerta: Pse sillesh dhunshëm o njeri i dhunshëm?

Gjesti: Isha nervoz

Gerta: T’i biesh shkelm asaj

Gjesti: Kam qenë shumë nervoz

Gerta: Pse nuk del? Të hipje dhe njëherë në mur

Gjesti: Po hipi, unë jam i lindur për skandale të mëdha, për lajme të mëdha, kështu lajme të vogla Rozi i tha Gertës ça po bën në tavolinë, nuk jam për këto lajme. Unë jam direkt për skandale

Gerta: Për nishan? Është muhabet kot se nuk kishit ça të bënit. Ju nuk keni ça jepni më si çift fare, e prandaj shpikni gjëra. Ça do tregoni më shumë ti dhe Egli? Shpik nishanin. Po rrotulloheni tek e njëjta gjë.