string(65) "pse-tifozet-e-liverpoolit-festuan-me-ngjyren-blu-te-rivalit-lokal"

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 19:01

Pse tifozët e Liverpoolit festuan me ngjyrën blu të rivalit lokal?

Sport

Gazeta Express

28/04/2025 19:01

Liverpool fitoi titullin e Premier League të dielën pas një fitoreje 5-1 ndaj Tottenham në Anfield.

Arne Slot e udhëhoqi këtë ekip të mrekullueshëm për titullin në sezonin e tij të parë si trajner i klubit.

Lexo Edhe:

Klubi nga Merseyside ka qenë plotësisht dominues këtë sezon në ligë dhe asnjë ekip nuk ka mundur t’i afrohet atyre.

Tifozët e Liverpoolit, të cilët nuk patën mundësinë të festonin titullin me ekipin e tyre herën e kaluar për shkak të COVID-it, morën mundësinë të festonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gjatë festimeve të gëzuara të Liverpoolit, një ngjyrë e papritur u shfaq mes detit të kuq jashtë “Anfield”.

Flakadanët me flakë blu u panë në mesin e turmës, duke shkaktuar konfuzion të parë mes tifozëve.

Më vonë u zbulua se kjo ishte një shaka e orkestruar nga një tifoz i Evertonit. Sipas raportimeve, tifozi kishte blerë një sasi të madhe flakadanësh dhe kishte ndryshuar etiketat e tyre, duke i shitur ato tifozëve të pafajshëm të Liverpoolit para ndeshjes.

Si rezultat, kur flakadanët u ndezën gjatë festimeve, tymi blu mbushte ajrin, duke shkaktuar kënaqësi tek tifozët rivalë.

Një përdorues në X (ish-Tëitter) shpërndau një postim ku tha: “Ai bleu 10,000 flakadanë blu dhe kaloi 4 javët e fundit duke hequr etiketat blu dhe duke i vendosur ato të kuqe”.

Ky postim mori vëmendje të madhe, me shumë tifozë, përfshirë disa tifozë të Liverpoolit, që e pranuan humorin në këtë situatë.

Pavarësisht tymit të papritur blu, atmosfera mbeti elektrizuese, ndërsa tifozët e Liverpoolit festuan arritjen e ekipit të tyre.

Fitorja shënoi herën e parë që nga viti 1990 që tifozët mund të festonin një titull kampioni në “Anfield”, duke e bërë këtë ditë edhe më speciale.

Ndërsa tymi blu shtoi një kthesë të papritur në festimet, ai nuk ia dëmtoi aspak gëzimin tifozëve të Liverpoolit./GazetaExpress/