Juventusi e vlerëson mesfushorin kualitativ boshnjak plot 60 milionë euro. Ai mund të largohet nga Torino gjatë verës që vjen
Paris Saint-Germaini dhe Chelsea ia kanë vënë syrin Miralem Pjanicit.
Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.
Juventusi është i interesuar ta shesë mesfushorin kualitativ boshnjak sapo ta pranojë një ofertë të kënaqshme.
Flitet se kampioni aktual italian i do hiç më pak se 60 milionë euro për shërbimet e ish-futbollistit të Romës.
PSG-ja e donte lojtarin edhe në të kaluarën, ndërsa tash kampionit francez i është shfaqur një konkurrent, fituesi i fundit i Europa Leagues.
Pjanic ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin italian viteve të fundit. /Gazeta Express/