PSG e Juve, në garë për Icardin - Gazeta Express
string(30) "psg-e-juve-ne-gare-per-icardin"

Gazeta Express

28/02/2020 16:15

PSG e Juve, në garë për Icardin

Gazeta Express

28/02/2020 16:15

Interi po planifikon ta shesë sulmuesin argjentinas, i cili është i huazuar në Paris Saint-Germain këtë sezon

E ardhmja e Mauro Icardit duket të jetë larg Interit. Sulmuesi argjentinas është duke e kaluar këtë sezon në formë huazimi në Paris Saint-Germain.

E gjatë verës që vjen, “Nerazzurri” po planifikojnë ta shesin përfundimisht ish-futbollistin e Sampdorias, shkruan Gazeta Express.

Kampioni francez thuhet se e ka mundësinë e blerjes përfundimtare të lojtarit për 70 milionë euro.

Mirëpo, kohëve të fundit Icardi po kalon nëpër një krizë, gjë e cila i ka nxitur dyshimet nëse PSG-ja do ta blejë atë apo jo.

Për çdo rast, Juventusi është duke e përcjellë me kujdes situatën.

“Bianconeri” janë mjaft të interesuar për përfaqësuesin argjentinas.

Madje, Bardhezinjtë janë të gatshëm ta përfshijnë edhe Miralem Pjanicin në një marrëveshje eventuale me Zikaltrit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement