string(40) "psg-ja-e-peson-humbjen-e-pare-ne-ligue-1"

PSG-ja e pëson humbjen e parë në Ligue 1

Sport

Gazeta Express

25/04/2025 23:14

Paris Saint-Germaini ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Nice në kuadër të javës së 31-të në elitën e futbollit francez. 

Rasti i parë serioz për gol i takoi Khvicha Kvaratskhelias i cili në minutën e 28-të bëri një super goditje por portieri mysafir ia mohoi golin. 

Lexo Edhe:

Vetëm disa minuta më vonë, Ousmane Dembele (31’) humbi një rast të pastër shënimi për të kaluar PSG-në në epërsi. 

Po luhej minuta e 34-të e ndeshjes kur mysafirët ia dolën të kalojnë në epërsi duke realizuar për 1-0 përmes Morgan Sanson. 

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, vendasit reaguan duke barazuar shifrat në 1-1 përmes Fabian Ruiz. 

Në minutën e 46-të të ndeshjes Nice riktheu sërish epërsinë duke realizuar edhe një herë tjetër me anë të Sanson për 2-1. 

Goditjen përfundimtare PSG-së ia dha Youssouf Ndayishimiye në minutën e 70-të i cili realizoi me kokë për 3-1. 

Kjo ndeshje për të besuarit e Luis Enriques ishte vetëm sa për statistika, pasi ata javë më parë janë shpallur zyrtarisht kampion të Ligue 1.