Paris Saint-Germain shpreson të arrijë marrëveshje shkëmbimi me Juventusin, duke ia ofruar Mauro Icardin për dyshen Alex Sandro – Miralem Pjanic.
Sulmuesi argjentinas u huazua në PSG nga Interi verën e kaluar, por duket se do të rikthehet në Itali gjatë kësaj vere, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, gjasat që ai të kthehet në Inter janë të vogla, pasi ai nuk është në planet e klubit zikaltër dhe PSG-ja e ka opsionin për ta blerë atë për 70 milionë euro.
Sipas mediave italiane, PSG-ja pastaj do ta përdorë Icardin për t’i sjellë në klub dy yjet e Juves, Sandron dhe Pjanicin.
Gazzetta dello Sport raporton se drejtori i PSG-së Leonardo planifikon të takohet me homologun e vet te Juventusi, Fabio Paratici, për të gjetur një marrëveshje rreth kësaj çështjeje.
Klubi parisien e ka kërkuar Pjanicin edhe në të kaluarën. /Gazeta Express/
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...