string(46) "psg-ja-po-fiton-minimalisht-pas-pjeses-se-pare"

PSG-ja po fiton minimalisht pas pjesës së parë

Sport

Gazeta Express

29/04/2025 21:48

Është mbyllur pjesa e parë e gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Në Londër, Arsenali po i bën konak PSG-së, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Mysafirët po fitojnë me rezultatin prej 1-0 në “Emirates Stadium”.

Ishte Ousmane Dembele që shënoi në minutën e katërt, pas asistimit nga Khvicha Kvaratskhelia.

Të besuarit e Luis Enriques patën edhe një mundësi tjetër të mirë, por që David Raya priti goditjen e rrezikshme të Desire Doues.

Arsenali rrezikoi në fund përmes Gabriel Martinellit, por Gianluigi Donnarumma ishte në krye të detyrës.

Për të arritur në gjysmëfinale, Arsenali e mposhti Real Madridin, teksa PSG-ja triumfoi ndaj Aston Villas./GazetaExpress/