Në faqen zyrtare të Besart Kelmendit, banorit të Big Brother VIP Albania, i njohur si Gjesti, është publikuar një deklaratë, pasi Jozefin Marku – një tjetër banor, e goditi atë me shuplakë mbrëmë teksa po dilte si i eliminuar nga loja.
“Ende jemi të tronditur dhe me një dhimbje shumë të madhe në zemër nga ajo që ndodhi mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP. Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë. dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe që e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është”, thuhet në deklaratën e të afërmve.
“Askush nuk meriton të dhunohet – as brenda një loje, as jashtë saj. Gjesti hyri në atë shtëpi me respekt, me edukatë dhe me zemrën plot mirësi. Nuk e meritoi kurrë një përballje të tillë të dhunshme. Dhimbja që ndjejmë është e madhe, por jemi krenarë për të. Krenarë që edhe në atë moment, zgjodhi të mos reagojë me dhunë. Krenarë që qëndroi i fortë dhe i qetë, edhe kur u sulmua padrejtësisht”, thuhet tutje në reagim.
“Ky postim nuk është vetëm një reagim. Është një thirrje. Për drejtësi. Për reflektim. Për njerëzi. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme. Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni në krah të Gjestit. Dashuria juaj i jep forcë”.