Punë e kryer, Carrick do të emërohet trajner i ri i Man Utd - Gazeta Express
string(58) "pune-e-kryer-carrick-do-te-emerohet-trajner-i-ri-i-man-utd"

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 11:22

Punë e kryer, Carrick do të emërohet trajner i ri i Man Utd

Futboll

Gazeta Express

13/01/2026 11:22

Michael Carrick pritet të emërohet trajner i ri i përkohshëm i Manchester Unitedit.

Marrëveshja me ish-futbollistin e njohur anglez dhe me stafin e tij tashmë është arritur, ndërsa klubi anglez pritet të dalë me njoftim zyrtar shumë shpejt, përcjell “Gazeta Express”.

Carrick do të nënshkruajë kontratë deri në fund të sezonit, ndërsa e udhëhoqi garën për këtë pozitë në 48 orët e fundit.

Ai shihet si pasues ideal i trajnerit të larguar, Ruben Amorim, ndërsa gjatë verës që vjen “Djajtë e Kuq” pritet ta gjejnë një trajner tjetër për periudhë afatgjate, ose eventualisht të vazhdojnë me Carrick, nëse ish-mesfushori anglez e tregon veten në këta muaj në “Teatrin e Ëndrrave”. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement