Punë, presion, këngë e valle në T7 - Gazeta Express
string(32) "pune-presion-kenge-e-valle-ne-t7"

Punë, presion, këngë e valle në T7

Gazeta Express

01/01/2020 12:59

Për një vit punëtorët e T7 janë përballur me situata nga më të ndryshmet.

Gazetar: Valon Rashiti

Lexo Edhe:

Ditën e nisin me shumë përkushtim.

Duken edhe seriozë në punë dhe shumë profesional, gjë që e kanë dëshmuar tashmë.

E një kohë e gjatë e kaluar në punë sjell momente nga më të ndryshmet që nuk dalin në ekran.

Kështu, për këtë fundvit kemi vendosur ta shfaqim anën e padukshme të asaj se çka bëjnë gazetarët.

Arditës sikur nuk i mjafton intervisitimi i gjithë atyre njerëzve në Burgun e Dubravës, prandaj vendos ta sfidojë kolegun e saj Fidanin në cilësinë e të sapoliruarit.

Burgu pos vuajtjes ka edhe anën pozitive. I dënuari për vepra të rënda, është kthyer në një adhurues librash.

Problem për gazetarët, sidomos ata që punojnë në Prishtinë, është ajri i ndotur.

Por Valon Rashiti, ka gjetur një zgjidhje. Nga Bjeshkët e Rugovës ka marrë me vete ajrin e pastër..

Valoni nga Gjilani, ka gjetur zgjidhje për ajrin por problem për të Kaltrinen dhe gilangjitë, mbetet uji i pijes.

Prandaj në këtë formë manifestohet në redaksi gëzimi i dy gazetarëve nga Gjilani që ngopen ujë në Prishtinë.

Në këtë gëzim merr pjesë edhe Albani.

Sa përfudon vallja në desk, një koreografi tjetër fillon tek dhomat e montazhes.

Kjo atmosferë sjell disponim tek gazetarët dhe montazherët por jo edhe tek shefat që duan të kryehet puna sa më shpejt.

Përmes presionit për punë, Arsim Lani, shfrytëzon rastin të reklamoj veturën e re.

Me këtë veturë stafi i Frontalit, pos që kanë shikuar vozitjen kanë udhëtuar drejt Llaushës për të ngrnë molla.

Kur barku është plotë, edhe disponimi është në maksimum.

Vallja nuk është pasioni i vetëm i kameramantit, Laurent Krasniqi.Ky ka talent edhe për poezinë.

Ka edhe momente kur gazetarët vën baste me kameramanët gjatë punës në teren.

E kur, kërkohet shpejtësi për ta përfunduar kroniken, gazetërët gjejnë kohë për t’u argëtuar në studion ku zëri rakordohet.

E më pas në pjesën tjetër dëgjohet sërish kënga.

Por pavarësisht këngës e valleve dhe momenteve gazmore, puna ështënë plan të parë.

Kjo përveç besueshmërisë dhe shikueshmërisë e dëshmuar tashmë, është vlerësuar edhe me çmime.