string(95) "punetori-humbi-jeten-ne-pallatin-ne-ndertim-ne-qerret-arrestohet-drejtuesja-teknike-e-kompanise"

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2025 17:15

Punëtori humbi jetën në pallatin në ndërtim në Qerret, arrestohet drejtuesja teknike e kompanisë

Shqiperi

Gazeta Express

26/04/2025 17:15

Ditën e djeshme një punëtor 59-vjeçar me iniciale H.P., duke punuar në një pallat në Qerret të Kavajës, gjatë çmontimit të një skele ka humbur jetën. Ndërsa është dëmtuar në këmbë edhe punëtori tjetër S.H., 36 vjeç.

Policia ka arrestuar 68-vjeçaren me inicaile E.Xh., banuese në Tiranë me detyrë drejtuese teknike e punimeve. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe E.D., 35 vjeç banues në Goelm, Kavajë, administratori i firmës, njëkohësisht sipërmarrësi i punimeve dhe M.Sh., 31 vjeç inxhinier ndërtimi i kompanisë.

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.