Punimet e të mbijetuarave të dhunës gjatë luftës ne Kosovë arrijnë në Parlamentin e Kanadasë - Gazeta Express
string(92) "punimet-e-te-mbijetuarave-te-dhunes-gjate-luftes-ne-kosove-arrijne-ne-parlamentin-e-kanadase"

Yjet

Gazeta Express

01/12/2023 21:21

Punimet e të mbijetuarave të dhunës gjatë luftës ne Kosovë arrijnë në Parlamentin e Kanadasë

Yjet

Gazeta Express

01/12/2023 21:21

Aktorja Lyra Xhoci, e cila është duke u angazhuar në disa projekte me të mbijetuarat e luftës në Kosovë, është paraqitur në Parlamentin e Kanadasë, ku është takuar me deputetin Yvan Baker dhe me deputeten znj. Julie Dabrisin.

Aktorja, e cila në këtë takim në Parlament kishte me vete edhe aktorin tjetër kosovar, Xhemi Agaj, kanë preznatuar programin e tyre për Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në Kanada.

Si artiste dhe grua nga Kosova, ishte vendimtare për mua që të merrja një moment dhe të kujtoja gratë e  fuqishme të vendit tim, të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ndaj zgjodha dy karfica të punuar nga duart e të mbijetuarve të luftës që janë nga “Qendra për Promovimin e të Drejtave të Gruas” në Drenas, për të shprehur kështu mirënjohjen tonë të thellë për deputetët për mbështetjen e tyre për Komunitetin Shqiptar”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram.

Kujtojmë së më 1 nëntor 2023, deputeti, z. Yvan Baker, i mbështetur nga deputetja, znj. Julie Dabrusin, prezantoi projektligjin C-361 në Dhomën e Ulët, me synimin për të caktuar nëntorin si Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në të gjithë Kanadanë. .

Kjo shënoi fazën fillestare të një procesi me shumë hapa dhe nëse miratohet, ne do të përkujtojmë trashëgiminë shqiptare dhe kontributet e çmuara të shqiptarëve në mbarë Kanadanë.

Lyra në statusin e saj ka pasur edhe disa falënderime.

“Një mirënjohje domethënëse i detyrohet Shoqatës së Komunitetit Shqiptaro-Kanadez dhe avokates së saj, Dr.Ruki Kondaj, e cila e krijoi dhe udhëhoqi këtë iniciativë që nga fillimi i saj në Ontario deri në përparimin e saj aktual në të gjithë Kanadanë”, ka shkruar Xhoci.

Kujtojmë se Lyra është edhe njëra prej të vetmeve kosovareve që ka arritur të marrë Nicholl Fellowships in Screenwriting të udhëhequr nga Academy of Motion Pictures and Science.

Më parë ajo ka publikuar komentet që kam marr nga juria të cilët e kanë zgjedhur “Adet”-in si njëri nga skenarët çerekfinalist, nga 5599 skenarë pjesëmarrës këtë vit nga e gjithë bota.

Kujtojmë se përzgjedhja e fituesve bëhet në mënyrë anonime duke mos u ditur autori, deri në momentin final. /GazetaExpress/



Advertisement
Advertisement
Advertisement