string(102) "punimet-ne-sheshin-xhorxh-bush-rama-jemi-brenda-kornizes-ligjore-e-pa-edhe-inspektorati-sdo-te-ndalemi"

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 13:40

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, Rama: Jemi brenda kornizës ligjore, e pa edhe Inspektorati – s’do të ndalemi

Lajme

Gazeta Express

28/04/2025 13:40

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur pas rinisjes së punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”.

Ai tha se nuk do të ndalen dhe se janë brenda kornizës ligjore, ashtu siç e ka parë edhe Inspektorati.

Lexo Edhe:

“Ne jemi brenda kornizës ligjore. Kemi një projekt madhor, do ta transformojmë këtë hapësirë. Do të vazhdojmë punimet, do të jetë një fytyrë e re për kryeqytetin, për qytetarët e Prishtinës, ashtu siç e meritojnë ata, në transformim të një qyteti evropian. Nuk do të ndalemi. Ata ishin këtu, e panë që jemi brenda kornizës ligjore. E kanë parë që nuk kanë pasur të drejtë”, u shpreh Rama për Gazeta Blic.

Rama kritikoi dhe qeverinë Kurti, e cila tha se ka qenë qeveri bllokuese, duke u bllokuar projektet në kryeqytet.

“Nuk e di pse po e bëjnë por bllokadat janë të njëpasnjëshme. Është qeveri bllokuese, në vend që të merren me zhvillime të vendit, ata merren me bllokada të punëve tona, por s’do ta lejojmë, siç nuk e lejuam këtë sot dhe do të vazhdojmë për transformim të kryeqytetit”, deklaroi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.