Putin nuk planifikon të jetë pjesë e takimit për ndryshimet klimatike në Davos - Gazeta Express
string(78) "putin-nuk-planifikon-te-jete-pjese-e-takimit-per-ndryshimet-klimatike-ne-davos"

Gazeta Express

16/12/2019 21:10

Putin nuk planifikon të jetë pjesë e takimit për ndryshimet klimatike në Davos

Gazeta Express

16/12/2019 21:10

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk planifikon të jetë pjesë e Forumit Botëror të Ekonomisë, që do të mbahet muajin e ardhshëm në qytetin zviceran të Davosit.

“Në planifikimet e bëra, nuk ka ndonjë udhëtim për në Forumin e Davos”, njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Forumi, në takimin e tij të 50-te, më 21-24 janar, do të mbledhë liderët botërorë për të diskutuar hartimin e politikave.

Temë kryesore në rendin e ditës do të jetë edhe ndryshimi i klimës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement