Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se përgjatë periudhës zgjedhore kanë shqiptuar gjoba për partitë politike në vlerë prej 664 mijë e 100 eurove.
Në njoftimin për media, kanë thënë se deri tani janë paguar vetëm 101 mijë euro.
“Në kuadër të vendimeve të nxjerra, PZAP-i për Subjektet Politike që kishin shkelur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Pulitke, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatet, ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 644,100.00 euro, prej të cilave deri me tani janë paguar vetëm 101,000.00 euro”, thuhet në njoftim.
Përgjatë gjithë periudhës zgjedhore PZAP ka treguar se ka pranuar 642 ankesa të parashtruara nga palët me interes ligjore.
“PZAP-i, për të gjitha ankesat e pranuara, ka arritur ti shqyrtoj dhe të vendosë brenda afateve të përcaktuar në Ligjin Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, sipas kësaj mënyre të vendimmarrjes;
-Aprovim – 249 vendime,
-Refuzim – 242 vendime,
-Të palejuara – 73 vendime,
-Të tërhequra – 4 vendime,
-Të pas afatshme – 53 vendime,
-Të dorëzuara në Komisionin e Pavarur për Media – 17 ankesa,
-Të dorëzuara në Këshillin e Mediave të Shkruara – 2 ankesa,
-Pjesërisht të pranuara – 2 vendime.