Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj tha se PDK-ja nuk ka votë për Albulena Haxhitun në seancën e sotme.
Qalaj tha se duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët që të ecet përpara.
“Emri i Albulena Haxhiut te PDK-ja nuk kalon. Duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët që të ecet përpara sepse ky kandidat nuk kalon”, tha Qalaj para mediave.
Paraprakisht deputeti i VV-së, Hekuran Murati konfirmoi se Albulena Haxhiu do të jetë sërish e propozuara e VV-së për kryeparlamentare.