Trajneri argjentinas i futbollit, Jorge Sampaoli e ka treguar një rast aspak të zakontë që i kishte ndodhur në jetën e tij.
Ish-selektori i Kilit zbuloi se kishte dalë për të darkuar me një grua, por që fundi për të ishte “tragjik” pasi ajo përfundoi në krahët e dikujt tjetër, shkruan “Gazeta Express”.
Ai me këtë rast e la një fjalë të madhe duke thënë se atë natë e kishte kuptuar që posedimi i topit nuk është i mjaftueshëm…
“Një natë, unë shkova në një bar, isha i shoqëruar nga një grua. U ulëm dhe biseduam për shumë kohë, qeshëm, flirtuam, ndërsa unë u bëra gjentil dhe pagova gjithçka që hëngrëm dhe pimë. I fola për jetën time dhe dëshiroja ta njihja më mirë.”
“Rreth orës 5 të mëngjesit erdhi një burrë i pashëm, u ul afër nesh. Foli me të rreth pesë minuta dhe më pas ajo më kërkoi falje, u kapën dorë për dore dhe shkuan për ta kaluar pjesën e mbetur të asaj nate së bashku. Atë natë e kuptova se posedimi i topit nuk çon peshë në jetë. Unë e pata posedimin e topit, por ai…” /Gazeta Express