Tiranë– Qeveria ka miratuar fonde shtesë për organizimin e samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të mbahet në Tiranë më 16 maj. Vendimi, i marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, parashikon një shtesë buxhetore prej 452.8 milionë lekësh, e cila do të mbulohet nga fondi rezervë i shtetit.
Nga këto fonde, Ministrisë së Brendshme i janë akorduar 92.8 milionë lekë, të ndara si më poshtë:
Ndërkohë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare përfiton 360 milionë lekë, që do të përdoren për logjistikën e samitit.
Ky vendim, që hyn në fuqi menjëherë, ngarkon Ministrinë e Financave, Ministrinë e Brendshme dhe Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e tij.
Takimi i nivelit të lartë pritet të sjellë në kryeqytetin shqiptar liderët më të rëndësishëm evropianë, duke e shndërruar Tiranën në epiqendrën e diplomacisë kontinentale.