Qeveria shpronëson pronat për ndërtimin e “Parkut të Biznesit” - Gazeta Express
string(60) "qeveria-shproneson-pronat-per-ndertimin-e-parkut-te-biznesit"

Gazeta Express

17/12/2019 13:49

Qeveria shpronëson pronat për ndërtimin e “Parkut të Biznesit”

Gazeta Express

17/12/2019 13:49

Qeveria e Kosovës në detyrë ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin me interes publik të pronave të paluajtshme të ish-ndërmarrjes “OBP Produkt” zona Kadastrale Polac i Ri Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Parkut të Biznesit”.

 Ky vendim u miratua nga qeveria në detyrë, ndërsa e argumentoi ministri në detyrë i MMPH-së, Fatmir Matoshi.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i propozon qeverisë që të nxjerrë vendim me të cilën miratohet shpronësim me interes publik të pronave të paluajtshme të ish ndërmarrjes OBP Produkt” zona kadastrale zona Kadastrale Polac i Ri Skenderaj të cilat preken nga realizimi i projektit ‘Ndërtimi i Parkut të Biznesit”. Qeveria nuk do të ketë asnjë Implikim buxhetor pasi që Ky shpronësim do të bëhet nga Komuna e Skenderajt”, tha Matoshi.

Mbledhja e qeverisë ndërkaq është duke vazhduar e në rend të ditës janë disa pika.

Advertisement
Advertisement
Advertisement