string(93) "qeverisja-seshte-poezi-nuk-mesohet-prej-protestave-e-rruges-dukagjin-gorani-per-vetevendosjen"

“Qeverisja s’është poezi – Nuk mësohet prej protestave e rrugës” – Dukagjin Gorani për Vetëvendosjen

Lajme

Gazeta Express

07/01/2025 23:19

Analisti Dukagjin Gorani, sa i përket qeverisjes aktuale tha se “ajo nuk mësohet prej protestave dhe prej rrugës”.

Gorani në Pressing tha se qeverisja e vendit është “zanat i ndërlikuar”.

Lexo Edhe:

“Qeverisja është një zanat në veti, qeverisja nuk është poezi dhe ep i caktuar ideologjik, është zanat diçka që duhet me mësu dhe ajo nuk mësohet prej protestave dhe prej rrugës”, tha Gorani në Pressing.

“Atë e ka marrë vesh partia në pushtet ditën e parë që e kanë kap bravën e derës me hi në qeveri, e ajo është që kjo ku je hy me parulla kjo nuk administrohet. Nëse janë ka na dëgjojnë e dinë që saktësisht qeshtu qysh po them edhe i ka ndodhë, kur e kanë marrë vesh që qeverisja e vendit është zanat i ndërlikuar”, tha Gorani në Pressing.