Qorolli që dikur ishte kandidat për gjyqtar të Kushtetueses e quan të përçudshëm vendimin për Byronë - Gazeta Express
string(100) "qorolli-qe-dikur-ishte-kandidat-per-gjyqtar-te-kushtetueses-e-quan-te-percudshem-vendimin-per-byrone"

Qorolli që dikur ishte kandidat për gjyqtar të Kushtetueses e quan të përçudshëm vendimin për Byronë

Lajme

Gazeta Express

26/06/2024 23:08

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar Ligjin për Byronë. Ai ka thënë se nuk ka forcë apo interes që do i ndalë në siç e quan ai realizimin e “kontratës të Qeverisë me qytetarët e Kosovës”.

Qorrolli më parë kishte bërë përpjekje për t’u bërë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, por pa sukses – tash po e quan të përçudshëm vendimin e kësaj gjykate për Byronë.

Lexo Edhe:

Përmes një postimi në Facebook, Qorrolli ka deklaruar se Gjykatës Kushtetuese iu kanë dashur 485 ditë, që sipas tij “të bien ndesh me interesin publik”.

Sipas tij, ligji është draftuar me sukses, me procedurë standarde e sipas praktikave e udhëzimeve të Komisionit të Venedikut.

“Sot, Gjykata Kushtetuese e shpalli jokushtetues në tërësinë e tij, Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Rreth 485 ditë ju deshën Gjykatës Kushtetuese për të marrë një vendim të përçudshëm, që bie ndesh, jo vetëm me interesin publik, por edhe me praktikat e etabluara të Komisionit të Venedikut. Madje, pesë gjyqtarë të kësaj Gjykate i paskan gjetë “behane” tërë Ligjit, e jo vetëm ndonjë dispozite të tij, siç ndodh zakonisht! Paçka se ky ligj është draftuar me kujdes nga grupe punuese profesioniste – në procedurë standarde që ndiqet me vite të tëra dhe duke pasur parasysh praktikat dhe udhëzuesit e Komisionit të Venedikut”.

“Motivi i Qeverisë në përgatitjen e këtij ligji është i qartë si loti: llogaridhënia për të gjithë ata që janë pasuruar – duke keqpërdorur pozitën publike dhe duke gërryer qesen e shtëpisë së përbashkët, që quhet Republika e Kosovës.  Nuk ka forcë apo interes që do na ndalë në realizimin e kontratës tonë me qytetarët e Republikës së Kosovës: për drejtësi, transparencë dhe llogaridhënie”, ka thënë ai.

Përndryshe, gjatë ditës ka reaguar ashpër edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dhe zëvendësi tjetër në këtë ministri, Blerim Sallahu. /Gazeta Express