string(49) "qytetaret-cdo-dite-e-me-shume-me-kredi-te-gjelbra"

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2025 12:31

Qytetarët çdo ditë e më shumë me kredi të gjelbra!

Maqedoni

Gazeta Express

06/04/2025 12:31

Në Maqedoninë e Veriut shfrytëzimi i kredive të gjelbra ka shënuar rritje, ashtu që vlerë e kredive u rrit për 8.5 përqind brenda një viti.

“Në fund të dhjetorit të vitit 2024, rritja e kredive të gjelbra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar shënon 2,3 miliardë denarë, apo 8,5%”, raportoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.

Lexo Edhe:

Banka raporti që në krahasim me vitin 2019, kreditë e gjelbra janë rritur katër herë.

“Kreditë e gjelbra janë të destinuara për projekte të cilat mbështesin qëllime të qëndrueshme ekologjike, ose qëllime të cilat kontribuojnë për tranzicionin e gjelbër në shoqëri, siç është investimi në këtë teknologji të re ekologjike”, sqaroi Banka, duke theksuar që 6 përqind e gjithë kredive bëjnë pjesë te kreditë e gjelbra, ndërsa në vitin 2019 kjo përqindje ishte vetëm 2.2 përqind.

Në tremujorin e katërt janë regjistruar 29.177 milionë denarë kredi të gjelbra, ashtu që 28.032 milionë denarë janë për kompanitë.