string(78) "qytetaret-e-rmv-se-ne-vitin-2024-shpenzuan-7094-milione-euro-per-blerje-online"

Maqedoni

Gazeta Express

01/04/2025 11:22

Qytetarët e RMV-së në vitin 2024 shpenzuan 709,4 milionë euro për blerje online

Maqedoni

Gazeta Express

01/04/2025 11:22

Në vitin 2024, konsumatorët nga Maqedonia e Veriut kanë shpenzuar gjithsej 709,4 milionë euro në pikat e shitjes virtuale në vend dhe jashtë vendit, që është rritje prej 9,3 për qind në krahasim me vitin 2023. Në të njëjtën kohë, numri i totalit të transaksioneve online është 21.6 milionë, ose 11.4 përqind më shumë se në vitin 2023, Kështu ka bërë të ditur Shoqata për e-tregti, transmeton Portalb.mk.

Siç theksojnë ata, vlera mesatare e transaksioneve online të realizuara në vitin 2024 është pothuajse 33 euro, që është për 0,7 euro më pak se në vitin 2023.

Lexo Edhe:

Në të njëjtën kohë, 26,136 miliardë denarë ose 425 milionë euro janë për e-tregtarët e vendit, që paraqet 60 për qind të vlerës totale të transaksioneve online.

Pjesa e mbetur prej 40 për qind e vlerës totale të transaksioneve online është bërë jashtë vendit.

“Këtë vit presim që ky sektor mbështetës dhe kyç të avancojë me rritjen e blerjeve online dhe pritjeve të klientëve, si dhe pagesave”, tha Nina Anellovska, kryetare e Shoqatës për e-tregti.

Në vitin 2024, sipas të dhënave të Bankës Popullore, janë gjithsej 1.666 tregtarë me pika shitje virtuale, por pikat e shitjes elektronike aktive janë 1.312, pra 15 më shumë se vitin e kaluar.

Ndryshe, në vitin 2023 konsumatorët nga Maqedonia e Veriut shpenzuan gjithsej 649,3 milionë euro në pikat e shitjes virtuale në vend dhe jashtë vendit.