“Radiohead” publikon diskografinë në YouTube - Gazeta Express
string(42) "radiohead-publikon-diskografine-ne-youtube"

“Radiohead” publikon diskografinë në YouTube

Gazeta Express

28/12/2019 23:29

“Radiohead”, bendi që e krijoi një revolucion të vogël në dispozicionin e muzikës (dhe në të njëjtën kohë e urren Spotify), e publikoi të gjithë diskografinë e vet në YouTube.

 Supozohet që arsye për këtë është Billboardi, i cili kohët e fundit njoftoi se gjatë hartimit të top-listave do të marrë parasysh se sa shikime i ka secili album në YouTube. Pra, tani është e mundur që në kanalin e Radiohead në YouTube (https://www.youtube.com/user/radiohead) ta dëgjoni çdo album të tyre që e kanë publikuar zyrtarisht.

Lexo Edhe:

Qëkur në fund të marsit të këtij viti e morën vendin e tyre në Rock & Roll Hall of Fame, Thom Yorke e ka publikuar albumin e tij solo “ANIMA”, e ka mbajtur një turne solo dhe e ka regjistruar këngën “Daily Battles” me Flea për filmin “Motherless Brooklyn”, i cili është pretendent për “Oscar” për muzikën më të mirë. Solo karrierës i është përveshur edhe Ed O’Brien, i cili i ka publikuar disa single nga albumi që do të dalë vitin e ardhshëm, ndërkohë që e ka paralajmëruar edhe solo turneun debutues, shkruan Koha. Johny Greenwood nga ana tjetër e themeloi shtëpinë diskografike e cila përqendrohet në muzikën klasike, ndërsa në muajin e nëntë ai e prezantoi veprën muzikore “Horror Vacui”.

Siç u përmend, Billboard konfirmoi që Billboard 200, si dhe top-listat specifike për zhanre, si Country, Latin, R&B/Hip-Hop, gjithashtu do t’i marrin parasysh shikimet në YouTube, si dhe numrin e dëgjimeve në shërbimet individuale për streaming të muzikës. Kjo gjithashtu do t’i japë rëndësi “konsumit” të muzikës përmes shërbimit streaming, dhe jo ekskluzivisht shitjes së albumeve, siç raporton COS (consequences of sound).

Është e rëndësishme të theksohet se Billboard 2013 filloi t’i llogarisë shikimet në YouTube gjatë përcaktimit të pozicionit të këngëve në top-listën Hot 100, gjë që ndodhi në kohën kur “Harlem Shake” u rendit në vendin e parë atë javë. Nuk dihet se pse Billboardi ka pritur gjashtë vjet për ta aplikuar të njëjtën gjë edhe në pozicionimin e albumeve.