Radman: Mali i Zi tregoi dy fytyra me Rezolutën për Jasenovacin - Gazeta Express
string(62) "radman-mali-i-zi-tregoi-dy-fytyra-me-rezoluten-per-jasenovacin"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 23:34

Radman: Mali i Zi tregoi dy fytyra me Rezolutën për Jasenovacin

Lajme

Gazeta Express

01/07/2024 23:34

Me miratimin e Rezolutës për Jasenovacin, Mali i Zi tregoi dy fytyra, evropiane në Bruksel dhe të instrumentalizuara në Podgoricë, ndaj të cilave Kroacia do të reagojë, tha sot ministri i Jashtëm kroat Gordan Grliq Radman.

Kroacia i ka dërguar një notë dhe një deklaratë Malit të Zi dhe, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, i ka në dispozicion të gjithë mekanizmat dhe ne ende po diskutojmë me kryeministrin se si të veprojmë, u tha Grliq Radman gazetarëve përpara takimit të Kryesisë së Bashkimit Demokratik Kroat, në Zagreb, raporton Vijesti.

Lexo Edhe:

Parlamenti i Malit të Zi miratoi Rezolutën për gjenocidin në Jasenovac, Dachau dhe Mathausen vetëm një ditë pasi mori dritën jeshile nga Komisioni Evropian se kishte përmbushur kriteret kalimtare në kapitujt kryesorë që lidhen me drejtësinë dhe punët e brendshme, duke i dhënë kështu mundësi për të përshpejtuar negociatat e anëtarësimit .

Grliq Radman theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga kriteret kryesore për zgjerimin e BE-së.

Ajo që ka bërë Mali i Zi është në kundërshtim me atë që është përkushtuar dhe pa asnjë arsye shkon në të kaluarën e thellë, vlerëson Grliq Radman dhe shton se politika e Malit të Zi zyrtar është instrumentalizuar.

Bëhet fjalë për të bërë punën e dikujt dhe të gjithë e dimë se e kujt është ajo, tha Grliq Radman, duke kujtuar se nuk kishte dënim të agresionit të vet në Mal të Zi.

Kujtojmë mirë pamjet e rezervistëve malazezë dhe agresionin ndaj Dubrovnikut. Mali i Zi duhet të përballet me këtë, sepse agresioni ishte edhe nga atje, dhe ato kujtime janë të freskëta. Përballja me të kaluarën dhe ndjekja penale e kriminelëve të luftës do të ishte përgjigja e një shteti të vërtetë fqinj, tha Grliq Radman.

Po për shkak të rezolutës për Jasenovacin, bëhet e ditur se presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e shtyu vizitën e tij në Mal të Zi, ku do të zhvillonte një vizitë zyrtare në Mal të Zi më 2 dhe 3 korrik, me ftesë të presidentit të vendit, Jakov Milatoviq./RTK