Klubi i basketbollit Rahoveci ka njoftuar se është përforcuar me një lojtar amerikan.
Devin Johnson do t’i mbrojë ngjyrat e “Vreshtarëve” në sezonin 2022/23, i cili do të nisë në pjesën e parë të muajit shtator, shkruan “Gazeta Express”.
Rahovecasit me këtë rast e siguruan lojtarin e katërt të huaj, i cili luan në pozitat 2 dhe 3.
Rahoveci synon të jetë i suksesshëm në edicionin e ri të ligës elitare të basketbollit, ndërsa ka dhënë detaje shtesë për përforcimin më të ri të tij, të cilin e prezantoi përmes një postimi në rrjetet sociale. /Gazeta Express/