string(81) "rama-do-te-bejme-kallezime-penale-ndaj-ministrave-qe-penguan-punimet-ne-kryeqytet"

Rama: Do të bëjmë kallëzime penale ndaj ministrave që penguan punimet në kryeqytet

Lajme

Gazeta Express

21/04/2025 23:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se do të bëjnë kallëzime penale ndaj ministrave të cilët kanë penguar punimet në kryeqytet.

Ai ka thënë se edhe me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku ka kërkuar debat publik lidhur me bllokimin e disa projekteve në kryeqytet, por që ai nuk i është përgjigjur ftesës dhe ka refuzuar ballafaqimin me Ramën.

Lexo Edhe:

“Refuzon të vijë këtu, pse?, Çka i frikohet, kujt i frikohet?” ka pyetur Rama.

RTV Dukagjini javën e kaluar kishte dërguar shkresë edhe ministrit Çeku edhe kryetarit Rama për një ballafaqim në Debat Plus lidhur me situatën e krijuar në Prishtinë, por që Çeku nuk i është përgjigjur ftesës.

Ndërsa ministri Çeku ka thënë se me kryetarin Rama do të ballafaqohet vetëm në gjykatë, pasi që atë e ka quajtur gënjeshtarë të paskrupullt duke shtuar se kanë deponuar prova në Prokurori e Polici për keqpërdorim të miliona eurove.

“Çdo ditë që ky mashtrues e kalon në krye të komunës është rrezik i madh për buxhetin e shtetit dhe për vet kryeqytetin”, ka thënë Çeku në përgjigjen e tij për RTV Dukagjini.

Kurse Rama ka thënë se edhe ai i fton publikisht të gjitha institucionet edhe gjykatat që ti procesojnë kërkesat.

“Shumë shpejt ne do të tregojë kallzim penal ndaj vet ministrit Çeku se po e kuptojmë tash që ky njëri faktikisht që është mbas të gjitha këtyre bllokadave”, ka thënë Rama.