Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste vijoi fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me takime në qytetet e Gjirokastrës, Përmetit dhe Memaliaj.
Kryeministri ndau sot në rrjetet sociale momente kryesore nga këto takime, të cilat sipas tij, përcjellin “energjinë e fitores së zgjedhjeve të 11 majit”.
“Një ditë e bukur plot energji fitoreje nga Gjirokastra, Përmeti, Memaliaj për 11 majin ku kalon rruga e Shqipërisë për në Bashkimin Europian”, u shpreh Rama.
Rama zhvilloi dje takime me operatorë e biznese që operojnë në fushën e turizmit, me gra dhe vajza të Gjirokastrës, si dhe me socialistët e Tepelenës e Memaliajt.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...