Kryeministri Edi Rama gjatë një takimin sot me sipërmnarrërit, u tregua kritik me biznesin fason, të cilët kanë shprehur kundërshti lidhur me vendimin për rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë.
Gjatë fjalës së tij Rama e cilësoi dramatike situatën e fasonëve dhe kjo sipas tij për faj të tyre.
Me ironin ai pyet sipërmarrësit se më kë do të zëvendësojnë punonjëset që do të dalin në pension me vajzat e TikTokut?
“Nëse sot ka një problem dramatik gjithë industria e fasonëve është se nuk kanë menduar për këtë ditë. Dhe në këtë industri janë disa pionierë që kanë menduar, por janë pak. Ato gratë që i kanë marrë që në ’90 dhe u kanë marrë shpirtin të shtunë dhe të dielën, iu ka ardhur mosha e pensionit. Shpejt se na i kërkon Versaçe, shpejt se na i kërkon Armani. Me çfarë do t’i zëvendësojnë ato punonjëse sot, me vajzat e Tik Tok-ut? Do vijnë në Kamëz apo Paskuqan ku janë industritë dhe të marrin makinën qepëse për 40 mijë lekë. Dhe ju diskutoni se 40 mijë lek janë shumë se nuk i paguajmë dot. Sistemi duhet ndryshuar, duhet kaluar në Made in Albania, përndryshe jeni në rolin e atij gomarit që thoshte ‘o zot bëje ëndërr se ujku nuk është duke ngrënë“, tha kryeministri Rama./Gazeta Express