string(101) "rama-femijet-ne-berat-dhe-elbasan-kontribut-per-shtepine-e-europes-te-kopshti-i-skenderbeut-ne-tirane"

Rama: Fëmijët në Berat dhe Elbasan, kontribut për Shtëpinë e Europës te kopshti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

25/04/2025 9:35

“Europa në sytë e fëmijëve” është atelia gjigante e cila po udhëton në çdo qytet të Shqipërisë dhe ku fëmijët shqiptarë përcjellin përmes artit këndvështrimin e tyre për Europën.

Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga angazhimi i fëmijëve të Beratit dhe Elbasanit, të cilët përmes programit “Art, Zeje, Sport” do të lënë “gjurmën” e tyre në Shtëpinë e Europës, në Tiranë ku në 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e vendeve që marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Lexo Edhe:

“Kontributet e fëmijëve në Berat dhe Elbasan për Shtëpinë e Europës, e cila po ngrihet tek kopshti i Skënderbeut në Tiranë, ku më 16 maj do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian”, shkroi Rama në rrjetet sociale.