Rama i përgjigjet Haradinajt, tregon se e ka ftuar Hashim Thaçin në Shqipëri për minishengenin - Gazeta Express
string(93) "rama-i-pergjigjet-haradinajt-tregon-se-e-ka-ftuar-hashim-thacin-ne-shqiperi-per-minishengenin"

Gazeta Express

17/12/2019 16:43

Rama i përgjigjet Haradinajt, tregon se e ka ftuar Hashim Thaçin në Shqipëri për minishengenin

Gazeta Express

17/12/2019 16:43

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha sot se Kosova nuk është e ftuar për takimin e radhës të Mini-Shengenit Ballkanik.

“Unë nuk marr pjesë në takimin e Mini-Shengen. Nuk kemi marrë ftesë”, iu përgjigj ai gazetarëve.

Por kryeministria i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e MiniShengenit.

“Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovës sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, thote Zyra e Shtypit e Kryeministrit./abcnews.al

Advertisement
Advertisement
Advertisement