Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan nga afër punimet për rehabilitimin e lotit të tretë të lumit Gjanica.
Brenda muajit Gusht pritet të përfundojë betonimi i shtratit të lumit, ndërsa i gjithë projekti synohet të përmbyllet brenda këtij viti, duke u integruar me dy lotet e tjera të realizuara më parë.
Ky projekt synon të rikthejë lumin Gjanica si një nga asetet natyrore dhe rekreative më të rëndësishme në zonën urbane të Fierit.