Kryesocialisti Edi Rama, gjatë çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit, ka ironizuar opozitën dhe strategun e fushatës së PD, Chris LaCivita, i cili udhëhoqi edhe fushatën e Presidentit amerikan në SHBA, Donald Trump.
Rama e quajti LaCivita “Latif” dhe e krahasoi me të fortin e lagjes, të cilin e thërrisni fëmijët qullacë kur i rrihte dikush. Ai komentoi edhe videon e publikuar dje nga LaCivita ku shfaqej një buf duke ngrënë një mi dhe pyese “kush është miu”.
Rama: Bufi ka sjellë me kushedi sa para, që kushedi ku i ka gjetur një Latif nga Amerika. Për të gjithë ne që jemi rritur në lagjet e Tironës, Latifi të kujton atë të fortin, që qullësi shkon e thërret “hajde Latif se do më rrahin”. Latifi kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe kishte publikuar pyetjen kush është miu. Atij bravo i qoftë se kur gjen budallenj që paguajnë gjithë ato para, është vërtet të kesh lindur me këmishë. Që bufi është buf kjo s’ka diskutim kurse për miun ka shumë kandidatë, që nga Luli e deri te ai i shkreti nga Kavaja, fituesi i primavreve që besoi te bufi si njeri dhe bufi e kullufiti si të ishte një mi.