Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste u shpreh sot se ky është kilometri i fundit drejt finishit dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Në një takim me të rinjtë në Spille, Kavajë, Rama u ndal te përfitimet që ka vendi nga procesi i anëtarësimit në BE.
“Ky mandat i katërt është mandati që nëse ne bashkohemi fort dhe nëse ecim të vendosur para na jep ne mundësinë historike që të bëjmë histori. Të çojmë në vend atë që ishte profecia e Gjergj Kastriotit kur u la brezave drejtimin nga perëndimi dhe e përcaktoi fatin e Shqipërisë si fat europian. Pastaj kjo gjë u kthye në amanet të të gjithë atyte që luftuan e deshën një Shqipëri si gjithë Europa”, tha Rama.
Rama theksoi se Shqipëria ka bërë rrugë të gjatë pasi ka qenë jashtëzakonisht mbrapa.
“Sot kemi mundësinë që pasaportën tuaj ta kthejmë në pasaportë europiane ta bëjmë pasaportë të BE-së. Të gjithë ju që aspironi të studioni në Europë duhet të dini që me pasaportën e BE-së në dorë nuk ka më tarifa dhjetëfish më të larta por do i keni njësoj si çdo student i Europës”, tha Rama.
Anëtarësimi i vendit në BE, sipas tij, sjell përfitime edhe për ata që duan të përparojnë këtu sepse me hyrjen në BE, Shqipëria fiton një mbështetje të madhe financiare që nuk e ka sot.
“Me hyrjen në BE shumë programe që kanë të bëjnë me fëmijët, rininë, nxitjen e të rinjve drejt teknolopgjisë dixhitale, start up-et bëhen programe më të shumë mirëfinancuara dhe të gjitha këto shkojnë drejt jush”, tha Rama.
Vetëm fshati, sipas Kryeminsitrit do të përfitojë 300 milionë euro në vit nga hyrja në BE.
“Ju shkoni në shkolla dhe ju e dini shumë mirë si janë transformuar shkollat. Kanë mbetur vetëm një pjesë e vogël që duhen transformuar dhe Shqipëria do të ketë në gjithë territorin shkolla si ato të mirat e Europës”, shtoi ai.
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...