Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shtabin elektoral të Partisë Socialiste në Elbasan, ku u fokusua në objektivat për zgjedhjet e 11 majit. Arbjan Mazniku, drejtues politik i Elbasanit, theksoi se synimi është të arrihen 100 mijë vota, me një fokus të veçantë tek emigrantët, për të cilët janë regjistruar 25 mijë votues.
Në fjalën e tij, Rama kritikozi Partinë Demokratike, duke e quajtur listën e mbyllur një “listë opozite”. Ai e cilësoi primaret si një “kurth” dhe e përmendi deputetin Dashnor Sula, duke bërë batuta mbi politikën e PD-së. “Bufi është në rregull kur është në kënetën e vërtetë, jo kur është njeri me dy këmbë dhe e bën vendin kënetë”, u shpreh Rama.
Po ashtu, ai theksoi se votuesit për herë të parë do të jenë një fokus i rëndësishëm, me rreth 1,500 të tillë në Elbasan. Kryeministri vuri në dukje se gjithçka që ka ndodhur deri tani është për të siguruar fitoren e Partisë Socialiste dhe sfidat që do të vijnë në zgjedhje.