Rama: Lojërat politike duan të përçajnë qyetetarët, por Himara është e himariotëve - Gazeta Express
string(80) "rama-lojerat-politike-duan-te-percajne-qyetetaret-por-himara-eshte-e-himarioteve"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2024 14:03

Rama: Lojërat politike duan të përçajnë qyetetarët, por Himara është e himariotëve

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2024 14:03

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Himarë tituj të tjerë pronësie si pjesë e procesit të përmbylljes së hipotekimit të shtëpive të trashëguara.

Ndalur te situata e krijuar në Himarë, si pasojë e çështjes “Belerit” Rama theksoi se nuk ekziston dhe nuk do të ketë asnjë ndasi mes himariotëve dhe kush jeton në Himarë është pjesë e Shqipërisë dhe qytetar me të drejta të barabarta, siç ndodh me çdo zonë tjetër të Shqipërisë. Kryeministri theksoi se në Himarë duhet të lulëzojë jeta ndër gjenerata dhe jo ndasitë që sipas tij janë produkt i lojërave politike.

Lexo Edhe:

“Unë kur nuk e kam menduar se do ta jetoja ditën ku Himarën do e ndanin disa njerëz në tanët dhe të atyre. Himariotët kanë qenë historikisht himariotë në radhë të parë, madje i kanë thënë vetes aq shumë himariotë sa donin të bënin dhe republikë të veten, se janë edhe pak republikë në vete nga mendja, kshuqë donin të bënin republikë më vete. Si na qenka kjo kështu që që Himara ca qenkan me Tiranën e ca me Athinën, çfarë hynë këto këtu. Këto janë pjesë e lodrave politike me mendjet e zemrat e njerëzve, Himara është e himariotëve”, tha ai. “Sido që ta quajnë veten për nga origjina emrin e kanë himariotë dhe Himara si Tropoja, si Gjirokastra, si Durrësi, është Shqipëri dhe të gjithë ata që jetojnë në Himarë janë shqiptarë me të drejta të barabarta. C’punë ka Vangjel Dulja në Himarë përveçse një qytetar si çdo kush tjetër.

Me cilën të drejtë i jep gojës për të nxitur përçarje dhe për të folur absurditete dhe për të folur marrëzira të cilat nuk kanë lidhje fare as me jetën e himarjotëve as të shqiptarëve as të grekëve, ka lidhje me synimet e disa njerëzve të vegjël që kanë interesa përçarjeje dhe nuk i përkasin farë këtij shekulli vijnë nga territore të zymta të historisë. Prandaj është mirë të gjithë ta fusin në kokë, përpara se të kenë çdo gjë tjetër, Himariotët kanë Himarën që nuk është për tu çuar këtej e andej, është për të ndejt këtu.

Nuk mund të bëhet Himara shesh për përshesh, aq më tepër më këto broçkulla, ca po mohojmë? Asgjë, po punohet me të gjitha mënyrat të punohet çdo ditë të behët me e bukur më mikpritëse dhe më e pasur. Ka vetëm një fjalë duhet ta mbani mend se Vangjel për Vangjel vajti kjo punë, një nga arsyet se ky proces po përmbyllët, është këmbëngulja dhe mania gjirokastrite, thërimen e fundit nuk e lënë pa e numëruar e Vangjelit që kam unë. Prandaj marrëdhënia është më e afët me banorët se ka një njëri që ua kam thënë ditën e parë kur ka ardhur prefekt, provoni ta merrni në telefon dhe më tregoni kur do ndodhi që nuk ua ngre telefonin. Doni Vangjel për punë ja ku e keni, doni për sherr, thërrisni një Vangjel për sherr me vetulla të rënda.”, shtoi ai.