string(103) "rama-me-11-maj-zgjedhim-mes-shqiperise-ne-be-e-drejtesise-se-pavarur-ose-kenetes-dhe-qilimave-fluturues"

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2025 20:02

Rama: Më 11 maj zgjedhim mes Shqipërisë në BE e drejtësisë së pavarur ose kënetës dhe qilimave fluturues

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2025 20:02

Kryeministri Edi Rama çeli sot fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në një tubim masiv në sheshin “Skënderbej”, ku theksoi se zgjedhjet e 11 majit janë vendimtare për të ardhmen europiane të vendit.

Më 11 maj, është ose Shqipëria në Bashkimin Europian, ose ‘kënetën madhështore’ të shitësve të qilimave fluturues,” deklaroi Rama, duke ironizuar opozitën.

Ai nënvizoi se Shqipëria ka një afat për të mbyllur negociatat dhe për të nënshkruar marrëveshjen e anëtarësimit në BE deri në vitin 2027, dhe ky moment nuk duhet humbur.

“Kjo është dekada e fatit evropian. BE ka hapur portën dhe na ka dhënë një afat të qartë. Shqipëria 2030 do të jetë një tjetër realitet, si shtet anëtar i familjes europiane.”

Rama theksoi rëndësinë e unitetit përtej vijave partiake dhe ftoi qytetarët të votojnë për “një vend që fëmijët tanë ta trashëgojnë me dinjitet”.

“Të takosh historinë apo të futesh nën mustaqet e Kujtim Gjuzit – kjo është zgjedhja më 11 maj,” tha ai me tone sarkastike.

Kryeministri deklaroi se PS ka sjellë për herë të parë një drejtësi të pavarur në vend: “Qysh nga 1912 nuk ka pasur kurrë një individ me pushtet që të hetohet nga drejtësia e pavarur. Sot kjo është realitet.”

Ai sulmoi opozitën dhe mediat kritike duke i quajtur “kënetë që s’ka ndryshuar prej 2013-ës”, por tha se shumica e shqiptarëve janë në rrugën drejt Europës:

“Në vitin 2030, edhe këneta opozitare ndoshta do të jetë tharë. Por vendimi është në duart e shqiptarëve. Me ne, Shqipëria hyn në BE. Me ta, kthehemi në baltën e së kaluarës.”

Rama përfundoi me thirrjen që shqiptarët të votojnë për stabilitet, drejtësi dhe zhvillim:

“Vota më 11 maj nuk është për parti. Është për Shqipërinë europiane apo për të kaluarën e errët.”