string(75) "rama-me-te-rinjte-e-frpd-vlore-demokracia-matet-nga-menyra-si-nuk-je-dakord"

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2025 9:48

Rama me të rinjtë e FRPD Vlorë: Demokracia matet nga mënyra si nuk je dakord

Shqiperi

Gazeta Express

29/03/2025 9:48

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me 100 të rinj demokratë në Vlorë, ku diskutoi mbi demokracinë, rolin e qytetarëve në politikë dhe kulturën e debatit. Ky takim, i cili u pasua nga një intervistë në podkastin e tij “Flasim”, ngjalli reagime të shumta, veçanërisht nga radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) në qytet.

Gjatë bisedës, Rama theksoi se “cilësia e demokracisë nuk varet nga sa shumë je dakord, por nga mënyra sesi nuk je dakord”. Sipas tij, debati dhe mospajtimi janë thelbësore në një shoqëri demokratike. “Nuk ka nevojë të jesh pjesë e një partie për të pasur një mendim. Ka momente që kura më e mirë për partinë tënde është t’i thuash: ‘Unë këtë herë nuk ta jap votën, sepse nuk ke ndryshuar’,” deklaroi ai.

Lexo Edhe:

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se procesi politik nuk duhet parë si një betejë mes palëve, por si një konkurrencë e shëndetshme. “Kjo nuk është luftë, nuk është përpjekje për të poshtëruar njëri-tjetrin, por është një ndeshje demokratike”, tha Rama.

Ai pranoi se një kulturë e tillë e debatit është ende sfiduese në Shqipëri, por sipas tij, ajo është duke u përhapur gradualisht. “Tek vendi më i vështirë ku mund të mbillej kjo kulturë, aty është mbjellë”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se fryma e tolerancës dhe mendimit kritik duhet të bëhet pjesë e politikës shqiptare.

Mesazhi i Ramës vjen në një moment ku të rinjtë po kërkojnë më shumë hapësira dhe transparencë në vendimmarrje. “Demokracia nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet, por me bashkëjetesën e ideve të ndryshme. Më e rëndësishmja është si e shpreh ti mosdakordësinë tënde”, përfundoi ai.