string(38) "rama-miraton-vendimin-e-ri-per-hotelet"

Rama miraton vendimin e ri për hotelet

Shqiperi

Gazeta Express

24/04/2025 17:39

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria miratoi një vendim të ri për klasifikimin dhe funksionimin e strukturave akomoduese në sektorin e turizmit.

Sipas vendimit, të gjithë sipërmarrësit që ofrojnë shërbime akomodimi do të jenë të detyruar të pajisen me një certifikatë klasifikimi, që do të bëhet një kërkesë ligjore për të operuar.

Lexo Edhe:

Vendimi parashikon që komunikimi zyrtar me institucionet do të zhvillohet vetëm në formë elektronike. Komisioni përkatës do të klasifikojë strukturat akomoduese sipas kritereve dhe kushteve të përcaktuara.

Gjithashtu, çdo ndryshim në të dhënat e paraqitura për certifikatën duhet të deklarohet brenda 7 ditëve përmes platformës e-Albania.