Kryeministri Edi Rama thotë se kreu i PD, Sali Berisha është përgatitur për të qenë në opozitë pas 11 majit dhe kjo tregohet me listën e kandidatëve që ka kjo forcë politika ka.
Në Kavajë, në takimin me gratë, Rama u shpreh se demokratët duhet të vendosin, nëse e duan Shqipërinë në BE, apo të kthehen sërish në gropë.
“Oferta jonë në Kavajë është e veçantë dhe e rrallë. Çfarë ndodh me ofertën tjetër. Kavaja demokrate besoi te primaret, besoi te thirrja e bufit të kënetës, për të gjithë ata që kishin ambicie ta nxirrnin kokën mbi ujë. Kavaja nxori në primare, fituesin e qarkut të Tiranës. Ku është ky? E hëngri bufi, siç hëngri ata që u dalluan në primare. Sikur tha, nxirrni kokën t’iu shof, që keni mbështetje, bufi nuk përgatitet për fitore, përgatitur për opozitë, për të shkatërruar Shqipërinë. E keni parë listën embyllur të Tiranës? Këto janë zgjedhje se ku do jetë Shqipëria në BE, apo do shkojë në gropë prapë”, theksoi ai.