string(98) "rama-nga-athina-na-jepni-voten-per-te-realizuar-endrren-shekullore-te-shqiptareve-integrimin-ne-be"

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2025 19:33

Rama nga Athina: Na jepni votën për të realizuar ëndrrën shekullore të shqiptarëve, integrimin në BE

Shqiperi

Gazeta Express

30/03/2025 19:33

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste kërkoi sot votat e shqiptarëve jashtë për PS-në, ndërsa i siguroi se votat e tyre duhen për të vrapuar së bashku për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

Në një takim me shqiptarët në Athinë, Greqi, në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama siguroi se pas zgjedhjeve do të rikthehet në një tur falënderimesh edhe për të thënë se “votat tuaja nuk i deshëm për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige”.

Lexo Edhe:

“Jo vetëm do të vijë pas zgjedhjeve por pas zgjedhjeve ju jap fjalën se do të vijmë të bëjmë një festë të madhe falënderimesh për të gjithë ju dhe do vijmë për t’ju thënë që ne nuk i deshëm votat tuaja për të marrë katër vite më shumë ulur në karrige, por me votat tuaja ne duam të vrapojmë së bashku për të realizuar më në fund ëndrrën shekullore të shqiptarëve që të jenë pjesë e Europës, europianë të barabartë me europianët”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se tashmë shumë prej shqiptarëve këtu po pyesin veten nëse duhet të kthehen në Shqipëri apo jo.

“Më vjen shumë mirë që disa nga miqtë që më shoqërojnë më treguan se gjatë ditës së sotme duke bërë takime në Athinë kanë ndeshur diçka që pak a shumë është e përbashkët tek shqiptarët e Athinës. Që të gjithë kanë filluar ta pyesin veten nëse duhet të kthehen apo jo. Qoftë edhe pyetja e vetes nëse duhet të ktheheni apo jo është një tregues shumë inkurajues. Ashtu sikundër më pëlqeu shprehja e një taksisti shqiptar këtu që tha kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë se këta këtu, sot jemi vetëm një shkallë afër tyre”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se jemi këtu së bashku pikërisht për ta ngjitur edhe shkallën e fundit dhe për t’u bërë njësh këtu me këta dhe të gjithë europianët e tjerë në vendet e BE-së, duke u bërë edhe ne pjesë e të njëjtës familje dhe duke ulur në sofrën e përbashët të familjes së bashkuar europiane si të barabartë mes të barabartësh”.