string(61) "rama-nga-gjirokastra-jemi-ballelarte-per-reformen-ne-drejtesi"

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2025 12:14

Rama nga Gjirokastra: Jemi ballëlartë për reformën në drejtësi

Shqiperi

Gazeta Express

22/04/2025 12:14

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim në Gjirokastër ku u shpreh i vendosur për vazhdimin e reformës në drejtësi, duke theksuar se kush shkel ligjin, edhe brenda Partisë Socialiste, duhet të ndëshkohet. Ai komentoi goditjet e drejtësisë ndaj anëtarëve të PS dhe theksoi se ishte lufta e tij për një sistem të drejtë dhe të paanshëm.

“Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit do marrin pushtetin, por nuk më vonë dot me këtë, sepse unë për këtë kam luftuar“, tha Rama.

Lexo Edhe:

Në lidhje me njohjen e pensioneve, Rama njoftoi se nga qershori 2026, do të fillojë implementimi i marrëveshjes me Italinë për njohjen e viteve të punës dhe pensioneve. Ai theksoi se negociatat me Greqinë janë më të vështira, por pritet një zgjidhje me hyrjen në BE.

Do të rrisim moshën për Check-Up falas, një kërkesë e drejtpërdrejtë e pensionistëve”, shtoi Rama.

Rama shfrytëzoi mundësinë për të ironizuar kritikët, duke i kujtuar se Shqipëria ka bërë hapa të dukshëm në rrugën drejt BE-së. “Po Serbia pse nuk është në BE që ka nisur negociatat në 2014? Po RMV që ndërroi emër? Imagjinoni Shqipërinë të ndërrojë emër dhe të mos futet dot”, deklaroi ai.

“Këta kanë vajtur e paguar lekët e dynjasë për atë Latifin“, u shpreh kryeministri.