string(103) "rama-pas-deshtimit-te-seances-se-sotme-rreth-planit-zhvillimor-komunal-po-bllokohet-qe-nje-vit-e-gjysme"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 11:10

Rama pas dështimit të seancës së sotme rreth Planit Zhvillimor Komunal: Po bllokohet që një vit e gjysmë

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 11:10

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, është deklaruar rreth dështimit të seancës së sotme të jashtëzakonshme në kuvendin komunal të Prishtinës, duke thënë se sot ka qenë në rend dite jo miratimi i Planit Zhvillimor  Komunal, por që ky plan të vendoset në diskutim publik, shkruan Gazeta Express.

Rama ka thënë edhe se, ky  projekt është duke u bllokuar që një vit e gjysmë.

Lexo Edhe:

‘‘Ku i kemi investimet më të mdhaja kapitale si unaza e kryeqytetit. Shumë procese parashihen në këtë dokument me rëndësi madhore për kryeqytetin. Pra ata të cilët janë të votuat nga qytetarët e kryeqytetit e bllokojnë këtë dokument këtë projekt që është i zhvilluar së bashku me shumë drejtori me shumë institucione e ekipe profesionale, e që tash po them kemi ftuar seancën e radhës me hap debatin publik. Sot është dashtë me votu nga asambleja nga të gjithë, që ky dokument të jetë publik dhe të diskutohet e të debatohet nga të gjithë, pra s’është miratim është për diskutim publik, dhe ja që kjo vazhdon të bllokohet që një vit e gjysmë’’, ka thënë ai. /GazetaExpress