Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me biznesin e vogël në Shkodër për të prezantuar nismat ekonomike të qeverisë në mbështetjen e tyre.
Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “ne kemi hyrë në një fazë të re tani për hapësirat për të gjithë vajzat dhe djemtë e talentuar të botës së teknologjisë që kanë filluar të zhvillojnë bizneset e tyre.“Kemi aktiv parkun e parë teknologjik “Duranën”, ku mund të regjistrohesh edhe virtualisht”, tha Rama.“Jemi duke përfunduar një tjetër bazë shumë cilësore në Vlorë”, shtoi ai..Piramida, theksoi Rama “është dallëndyshja e parë dhe nën modelin e Piramidës, për të pasur brenda edhe programet që janë për fëmijët e TUMO-s, për të pasur brenda edhe hapësirat për ata që janë më të rritur dhe që kanë nevojë fillimisht për një mbështetje që të mund të ulen dhe të punojnë, se nuk i kanë kapacitet për të pasur zyrat e veta, qiratë etj kemi me Fondin Shqiptar të Zhvillimit projektin për Shkodrën”.Rama u shpreh se ka dy opsione për ta realizuar në Shkodër këtë projekt.“Një opsion është që në bashkëpunim me RTSH-në të shfrytëzojmë një pjesë të godinës së TV Shkodrës këtu në qendër. Është godinë shumë e bukur dhe ka një pjesë që është komplet e pashfrytëzuar. Një variant tjetër, që është më ambicioz, më i madh por që do dhe më shumë investime, është tek Uzina e Telit. Jemi duke punuar janë të dyja variantet në tavolinë, do shohim sesi do ecin”, theksoi Rama.“Besoj që ne duhet të ecim me një program të përbashkët të qeverisë dhe të bashkisë specifikisht për artin dhe kulturën të përqendruar në Shkodër, pasi shtoi Rama, “arti dhe kultura këtu kanë një traditë dhe pasi e kombinuar me elementet e tjerë që ka qyteti, që ka zona mund të bëjnë një punë shumë të madhe për më shumë turizëm, për më shumë biznes”, tha Rama.