string(62) "rama-rivleresimi-i-pronave-ne-gjashtemujorin-e-dyte-te-2025-es"

Rama: Rivlerësimi i pronave, në gjashtëmujorin e dytë të 2025-ës

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2025 10:41

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se rivlerësimi i pronave do të bëhet në gjashtëmujorin e dytë të vitit.

Në një komunikim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale përmes rubrikës “Sy m’Sy”, Rama iu përgjigj një komentuesi mbi procesin e rivlerësimit të pronave.

Lexo Edhe:

Kryeministri theksoi se ka disa arsye pse do të bëhet gjashtëmujorin e dytë të vitit, ndërsa shtoi se “është një punë shumë e madhe”.

“Po përgatiten hartat, sepse po bëhet gjithë bilanci i shitblerjeve etj., që të bëjmë një vlerësim sa më domethënës dhe sa më të favorshëm për ata që po presin”, shtoi Rama.

Brenda vitit 2025 synohet mbyllja e gjithë procesit të rivlerësimit, në mënyrë që duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë qytetarët shqiptarë të kenë mundësi që t’i kenë pronat e rivlerësuara me çmimet aktuale të tregut.