Rama: Rritja e informimit është mënyra më e mirë për të luftuar dezinformimin - Gazeta Express
string(76) "rama-rritja-e-informimit-eshte-menyra-me-e-mire-per-te-luftuar-dezinformimin"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2024 12:56

Rama: Rritja e informimit është mënyra më e mirë për të luftuar dezinformimin

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2024 12:56

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Konferencën e VI Kombëtare për të Drejtën e Informimit. Kreu i qeverisë deklaroi se kjo është hera e parë që merr pjesë në këtë Konferencë. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se vendi ka bërë progres të madh në fushën e legjislacionit.

Edi Rama: Zyra e Komisionerit ka shkëlqyer në procesin screening. Ky moment i shkëlqimit të një institucioni të Republikës së Shqipërisë në atë proces, ashtu sikundër edhe tërësia e procesit ku Shqipëria mori vlerësime pozitive dhe surprizuese në njëfarë mënyre edhe për mua vetë dhe jo më për palën në anën tjetër të tryezëz që ishte Komisioni Evropian, janë një arsye shumë e fortë për të kuptuar se sa shumë më tepër mund të bëhet, por edhe për të pasur parasysh se forcat e nevojshme për t’i bërë gjërat ne i kemi.  

Lexo Edhe:

Po e nis nga një fakt, i cili është i nënvizuar në Klasifikimin e Acces Info Europe që është institucioni që merret me vlerësimin e legjislacionit për transparencën dhe të drejtën e informimit në tërësi.  Shqipëria ishte e 86-ta në klasifikim deri kur në vitin 2014 ne hodhëm hapin e parë serioz duke transformuar bazën tonë ligjore dhe sot nëse e klikoni Shqipërinë do ta gjeni në vendin e 7-të për sa i përket legjislacionit. Kjo dhe disa aspekte të tjera që na pengojnë ne si vend që siç jemi të shtatë të jemi në një nivel ende shumë më të lartë se sa sot në aspektin e garantimit të të drejtës së informimit për të gjithë janë fruta që mund të kapen pa u sforcuar shumë dhe pa kërkuar shkallë për tu ngjitur hap pas hapi.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se mënyra më e mirë për të luftuar dezinformimin është informimi.

Edi Rama: Tjetra që bën shumë përshtypje është që ende sot ka një mendësi dominantë në administratë që dhënia e informacionit është një ekspozim i panevojshëm. Këtu bëhet fjalë për të dhënë informacion mbi vendimmarrjet, mbi veprimet e kthyera në vendime. Është dramatike dhe qesharake kur marrja e dokumenteve dhe nxjerrja e tyre në publik paraqitet si një zbulim. Nuk ka një mënyrë më efikase për të përballur dezinformimin duke informuar më shumë. Nuk ka një mënyrë më të drejtë për t’iu kundërvënë dezinformimit se sa rritja e informimit. Dezinformimi rritet përdit, ndërkohë që informacioni i bazuar në atë që realisht është e shkruar e zeza mbi të bardhë nuk shkon në proporcion me këtë si vullnet për tu përballur.