string(66) "rama-takim-me-grate-dhe-vajzat-ne-roskovec-shumica-e-mbeshtesin-ps"

Rama takim me gratë dhe vajzat në Roskovec: Shumica e mbështesin PS

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 18:24

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Roskovec. Rama komentoi sondazhet për zgjedhjet e 11 majit dhe u shpreh se Partia Socialiste është e para. Kryeministri thotë se shumica mendojnë që Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur.

“Besoj shumë se këto janë ditët kur duhet tu japim një mundësi atyre që nuk janë të informuar, nuk janë të qartë dhe nuk janë të bindur se çfarë transformimi ka ndodhur në Shqipëri në këto tre mandate. Aq më tepër kur shume nga gjerat qe do shikoni, nuk gjenden dhe nuk shihen askund. Ju jeni pararoja e bashkësisë se grave të kryeqytetit te socialistëve. Juve ju ka sjelle bindja se kemi bere shume dhe kemi shume per te bere.

Lexo Edhe:

Ka plot të tjerë që nuk kanë mundësi ta shohin progresin e Shqipërisë në pasqyrat e televizorëve, ku arrihet deri në marrëzinë që teksa publikohen sondazhet që na japin fitues në të gjithë kanalet, sondazhe të bërë nga lloj lloj grupesh, që nga sondazhisti i presidentit amerikan, deri tek sondazhistë të njohur në Evropë, ata që i komentojnë fyejnë një popull të tërë, duke komentuar faktin që shumica e mbështetin PS, shumica mendojnë që Shqipëria është në drejtimin e duhur, si një sëmundje. Duke thënë që ky popull është sëmurë, ky popull është i trembur, i shitur”, tha Rama.