Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Mynih ku zhvilloi një takim në zyrat e Tik Tok me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të kompanisë, Theo Bertram.
Rama u shpreh se me Bertram diskutoi me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.
“Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, theksoi Rama në një postim në rrjetet sociale.