string(82) "rama-vota-me-11-maj-garanton-vijimin-e-reformes-ne-drejtesi-dhe-rrugen-drejt-be-se"

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 15:56

Rama: Vota më 11 maj garanton vijimin e reformës në drejtësi dhe rrugën drejt BE-së

Shqiperi

Gazeta Express

29/04/2025 15:56

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës së tij javore “Sy m’Sy”, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit, duke e lidhur votën me vijimin e reformës në drejtësi dhe nevojën për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Unë jam shumë krenar dhe ne socialistët jemi shumë krenarë që bëmë të pamendueshmen: dorëzimin e shpatës së drejtësisë në duart e drejtësisë. Sot ka një lëvizje të paimagjinueshme deri dje të drejtësisë në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik”, tha ai.

Duke iu referuar deklaratës së Sali Berishës për të “shkrirë SPAK-un” pas zgjedhjeve të 11 majit, Rama paralajmëroi se kërcënime të tilla mund të rrezikojnë pavarësinë e drejtësisë.“Bufi i kënetës e thotë shumë qartë që me votën e 11 majit do shkrijë SPAK-un. Ky kërcënim mund të vijojë edhe në të ardhmen, nëse ne nuk jemi pjesë e BE-së. Prandaj duhet BE, sepse BE e bën të pamundur që një apo disa forca të kthejnë shpatën në zyrën e të parit të partisë”, u shpreh Rama.

Lexo Edhe:

Ai theksoi se, pavarësisht mangësive apo problematikave të institucioneve të reja të drejtësisë, procesi aktual përbën një moment historik për vendin, i cili nuk duhet të cenohet nga qëndrime politike të përkohshme. “Të gjithë ata që si njerëz të degraduar rrinë dhe përsërisin çdo ditë ‘kush e ka radhën, bugu burgu’, do t’ia japim përgjigjen më 11 maj. Ata janë armiqtë e reformës në drejtësi.”